Durrës, makina del nga rruga, humb jetën 38-vjeçari

29/04/2015 00:00

Një 38-vjeçar nga Fieri humbi jetën në një aksident automobilistik të ndodhur pasditen e së mërkurës në qarkun e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në unazën Plepa-Shkozet, në afërsi të mbikalimit të Plepave.

Viktima, i identifikuar si shtetasi Daniel Marku nga Fieri, ka qenë duke udhëtuar me një automjet tip “Mercedes Benz” me targë “AA 701 IL”, kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për pasojë, mjeti është ngjitur mbi trotuar dhe është përplasur me një shtyllë dhe rrethimin e jashtëm të një godine.

Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se nga veprimet e para rezulton që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit të rëndë.

Top Channel