Ajo u bë e famshme në filmin “Transformers”, ku spikati jo vetëm për talentin në skenat e xhiruara, por edhe për bukurinë natyrale.

Brune dhe me sytë blu të thellë. Ky ishte imazhi që do t’u ngulitej shikuesve të filmit pas kësaj dhe menjëherë do të kuptonin se bëhej fjalë për aktoren amerikane Megan Fox.

Por aktorja është transformuar krejtësisht së fundmi për hir të profesionit. 28-vjeçarja, nënë e 2 fëmijëve interpreton në rolin e April O’Neil në filmin “Teenage Mutant Ninja Turttles 2”.

Roli e shndërron në një bjonde me flokë jo fort të gjata dhe një palë syze. Për revistën “People” ajo ka rrëfyer se po vazhdon karrierën kinematografike për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të saj.

“Është shumë e vështirë të jesh një nënë në detyrë veçanërisht kur zemra jote nuk është tek puna, por te fëmijët e tu. Më duhet të bëj të paktën një film në vit pasi duhet të investoj në të ardhmen e tyre duke paguar kolegjet apo plotësuar nevojat e tyre”- shotë ajo.

FOTO GALERI
1/4
Transformimi i Megan Fox

Top Channel