Jessica Alba feston 34-vjetorin me Braun

30/04/2015 00:00

Të martën ajo ka festuar 34-vjetorin e saj të lindjes, por Jessica Alba nuk është plakur aspak që nga momenti që ka gjetur famën.

Mamaja e dy fëmijëve dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan blu që shkëlqente teksa pozonte në Dubai për fushatën e fundit të Braun.

Jessica, e cila është imazhi i kësaj marke bukurie që në prill të 2014, momentalisht po reklamon fushatën “Break Free”, qëllimi i së cilës është të frymëzojë gratë në mbarë botën për të marrë kontrollin mbi bukurinë e tyre në mënyrë që të duken dhe të ndihen shkëlqyeshëm çdo ditë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel