Ekstradohet nga Greqia i kërkuari për prodhim armësh zjarri

30/04/2015 00:00

Zyra e Interpol Tirana ka realizuar ekstradimin nga Greqia në Shqipëri të një 40-vjeçari shqiptar, i akuzuar për prodhim dhe armëmbajtje pa leje.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë Interpol, sipas të cilave personi në fjalë është shtetasi Valmir Lika, i dënuar në mungesë 7 vjet më parë me 3 vjet burg për akuzën e sipërpërmendur.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur arrestimi i tij në vendin fqinj dhe më pas ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

Në aeroportin e Rinasit ky shtetas i është dorëzuar agjentëve të Drejtorisë së Përgjitshme të Burgjeve.

Top Channel