Tiranë, pranga 41-vjeçarit që u kap me 16 doza heroine

30/04/2015 00:00

Një 41-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me 16 doza heroine, u arrestua nga policia e Tiranës, mbrëmjen e vonë të së mërkurës.

I arrestuari është Saimir Çopani, i cili, sipas burimeve zyrtare të policisë, në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në kryeqytet iu nënshtrua një kontrolli fizik nga uniformat blu.

“Gjatë kontrollit, ai ka hedhur një paketë, brenda së cilës kishte 16 doza me lëndë narkotike, e llojit heroine”, saktësuan burimet.

Droga, me peshë 5.4 gramë, u sekuestrua në cilësinë e provës material, ndërsa vijojnë hetimet e mëtejshme nga Prokuroria e Tiranës.

Top Channel