Lanë pacientin në trotuar, pezullohen mjeku dhe infermieri

30/04/2015 00:00

Dy funksionarë të spitalit rajonal të Korçës janë shkarkuar nga detyra pas një veprimi të papranueshëm të kryer ndaj një pacienti.

Sipas informacioneve të fundit, personat e pezulluar janë një mjek dhe një infermier, të identifikuar nga autoritetet lokale me inicialet C.F dhe T.A.

Sipas burimeve, pezullimi ka ardhur pasi shërbimi i urgjencës nxori nga ambulanca një pacient dhe e la në trotuar.

Ndërkohë, burime policore kanë bërë të ditur se çështjen e kanë dërguar për procedim penal në Prokurorinë e Korçës, e cila ka nisur veprimet.

Top Channel