Shpëtimi i klandestinëve, Juncker: Gabim lënia vetëm e Italisë

30/04/2015 00:00

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, pranoi një ditë më parë se ishte një gabim i madh që vitin e kaluar iu dha fund përpjekjes për kërkimin dhe shpëtimin e imigrantëve dhe që Italia u la të përballonte e vetme koston e misionit.

Juncker i bëri këto komente para ligjvënësve europianë në Strasburg.

Operacioni italian i emergjencës u mbyll në fund të vitit të kaluar. Ndonëse gjatë viteve 2013-2014 në Detin Mesdhe u shpëtuan me mijëra vetë, ai sërish shihej si tepër i kushtueshëm dhe aspak popullor në Itali.

Top Channel