Mars, IQT gjobit 17 subjekte të tregtimit të hidrokarbureve

30/04/2015 00:00

Inspektoriati Qendror Teknik ka publikuar të enjten rezultatet e kontrolleve të ushtruara gjatë muajit mars 2015, në të gjithë vendin, ndaj subjekteve të tregtimit të hidrokarbureve.

IQT njoftoi zyrtarisht se, u gjobitën 17 subjekte. 16 prej tyre, për mungesë të cilësisë së duhur të karburanteve që tregtonin morën gjoba që varionin nga 1 deri në 3 milionë lekë. Ndërsa një subjekt u gjobit me 1 milion lekë për mungesë dokumentacioni.

Top Channel