Rosie Huntington-Whiteley dëshiron një fëmijë

30/04/2015 00:00

Ajo ndoshta tregon anën e saj të egër gjatë seteve fotografike, por Rosie Huntington-Whiteley thotë se po mendon të krijojë një familje.

Supermodelja 28-vjeçare, e cila është në kopertinën e fundit të revistës “The EDIT”, është shprehur: “Të krijoj një familje është diçka për të cilën mendoj shumë, pavarësisht nëse do të vazhdoj të jetoj këtu në Amerikë apo në Angli. Por, nuk është kaq e thjeshtë, pasi nuk e kam idenë se çfarë do mund të ndodhë”.

Ajo ka nisur të shoqërohet me aktorin e filmave aksion, Jason Statham, që në vitin 2010, por zbulon se edhe pse është e njohur në profesionin e saj, e dalura në publik me Jason e ka bërë atë akoma më të famshme.

Top Channel