Stewart: Hollywood, “diskriminim i neveritshëm ndaj femrave”

30/04/2015 00:00

Kristen Stewart është shprehur se Hollywood është një “diskriminim i neveritshëm ndaj femrave”.

Ylli i “Twilight” ka thënë për “Harpe’s Bazaar” se ajo është kundër skenave erotike nëpër filma dhe madje është skeptike ndaj aktoreve të suksesshme që zhvishen “topless” në shumicën e roleve kryesore.

“Femrat duhet të punojnë më shumë që zëri i tyre të dëgjohet”, ka thënë Stewart, duke shtuar: “Hollywood është një diskriminim i neveritshëm ndaj femrave. Eshtë një vend i pasigurt dhe shumë ofendues”.

Ndërsa për skenat e seksit nëpër filma ajo ka thënë: “I urrej ato kur janë të bëra me qëllim dhe jo në mënyrë natyrale. Ky është vërtet një moment i pakëndshëm”.

Por Stewart e ka mbyllur bisedën, duke thënë: “Fama është gjëja me e keqe në botë, veçanërisht nëse është e kotë”.

Top Channel