Prishtinë, kampionët e Ballkanit do të parakalojnë në qendër të qytetit

30/04/2015 00:00

Kampionët e Ligës Ballkanike, basketbollistët e Sigal Prishtinës do të parakalojnë këtë të enjte në qendër të qytetit, pas kthimit nga Bullgaria.

Festa dhe ceremonia e paralajmëruar nga klubi i basketbollit të Prishtinës do të organizohen në orën 19:30, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Festa, që nisi një natë më parë me fitoren historike të Sigal Prishtinës në Samokovë të Bullgarisë, pasi mundën Rilskin me rezultatin 71-80, vazhdon edhe sonte.

Ndërkohë, një natë më parë, fitoren e kanë uruar krerët më të lartë të vendit. Presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Isa Mustafa, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala theksuan me postime në Facebook, rëndësinë që ka kjo fitore përtej aspektit sportiv.

Top Channel