Durrës, gjendet i vdekur 29-vjeçari, dyshohet nga mbidoza

30/04/2015 00:00

Një i ri është gjetur i pajetë në banesën e tij në qytetin e Durrësit këtë të enjte.

Nga informacionet paraprake, bëhet fjalë për shtetasin Egli Barushi, 29 vjeç.

Dyshohet se shkak i vdekjes së të riut të jetë një mbidozë lëndësh narkotike, pasi njihej si përdorues i tyre.

Trupi i pajetë i tij është gjetur nga të afërm të 29-vjeçarit.

Raporti i mjekësisë ligjore do të përcaktojë më saktë shkaqet e vdekjes, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel