Kur dashuria triumfon mbi sëmundjen

30/04/2015 00:00

Nëse e keni parë filmin “50 First Dates” me aktorët Adam Sandler dhe Drew Barrymore, atëherë do ta kuptoni që historia në vazhdim është e njëjtë, vetëm se ajo ndodh në jetën reale.

Jeny Gibs vuan nga një çregullim neurologjik dhe çdo mëngjes kur zgjohet nuk e ka idenë se kush ëshë i dashuri i saj apo prindërit. Prandaj, ajo ka vendosur që të mbajë një album me foto dhe përshkrime që i kujton çdo ditë se kush janë personat që do takojë.

“Në fillim, kur zgjohesha në mëngjes isha shumë nervoze sepse personat rreth meje ishin të panjohur. Pastaj, vendosa që të mbaj këtë album sepse më ndihmon shumë. Më duket sikur bie në dashuri çdo ditë kur shoh fotot çfarë kemi kaluar bashkë me Stuart-in, të dashurin tim”, rrëfen 20-vjeçarja Jenny Gibs.

Doktorët mendojnë se kjo sëmundje ka nisur që në moshën 10-vjeçare, por me kalimin e viteve situata është rënduar për vajzën.

Ndërsa momenti kur ajo filloi të harronte ishte kur mbeti pa ndjenja në nëntor të vitit të kaluar, gjatë kohës që ishte në punë.

“E dua shumë Jeny-n dhe nuk e kam problem që lidhja jonë duhet të kalojë në këto pengesa. Unë e plotësoj albumin e saj me vendet që vizitojmë dhe kjo e bën më të lehtë. Është e vërtetë që dashuria triumfon mbi gjithçka”, ka thënë Stuart Balmforth, i dashuri i vajzës me sëmundjen e rrallë.    

Top Channel