Rama: Gati për ndërtimin e shtëpisë së kuqezinjve në Shkodër

30/04/2015 00:00

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot lajmin se gjithçka është gati për fillimin e punimeve për shtëpinë tjetër kuqezi të përfaqësueses sonë,  stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”.

Projekti është miratuar dhe pritet vënia në zbatim për këtë stadium që është premtuar të jetë i gatshëm për ndeshjen e muajit tetor, kur Shqipëria do të luajë me Serbinë.

Rikonstruksioni i “Loro Boriçit” do ta shndërrojë atë në stadiumin më të madh me 17.500 vende dhe do të ketë një kosto rreth 15 milionë euro.

Nuk dihet nëse do të jetë e mundur që të bëhet rikonstruksioni i plotë brenda muajit tetor, por është e sigurtë që pjesët kryesore, ku përfshihet tribuna qendrore e medias dhe VIP, së bashku me tribunat karshi, do të jenë të rikonstruktuara. E vetmja pikëpyetje mbetet për pjesën ku do të ndërtohet nga fillimi tribuna e re pas njërës portë.

Top Channel