Messi do të bëhet baba për herë të dytë

30/04/2015 00:00

Lionel Messi do të bëhet baba për herë të dytë. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë ylli argjentinas përmes Instagramit.

Numri 10 i Barçës ka postuar një foto, ku djali i tij Thiago puth barkun e fryrë të së ëmës, Antonella Roccuzzo, ndërsa poshtë ka shkruar fjalët: “Mezi po presim që të vish në këtë botë. Të duam shumë. Thiago, mami dhe babi”.

Ndërkohë, gazeta argjentinase ‘Clarin’ ka raportuar se fëmija do të jetë i gjinisë mashkullore, ndërsa çifti ka vendosur ta quajë Benjamin.

Për herë të parë, Messi u bë baba në nëntor të vitit 2012, kur erdhi në jetë djali Thiago.

Top Channel