Will Smith, qerosi me mjekër të dendur

30/04/2015 00:00

Në vitet ’90 ka pasur flokë të mëdha, por me kalimin e kohës qimet e aktorit Will Smith janë zhvendosur në pjesën e poshtme të kokës. 46-vjeçari është parë në Toronto të Kanadasë me një mjekër të dendur për rolin në filmin e tij të ardhshëm.

Smith po bëhet gati të nisë xhirimin e skenave të ‘Suicide Squad’, ku do të interpretojë antiheroin Deadshot. Filmi është i bazuar në novelat grafike të DC Comics.

Kur është pyetur para pak kohësh për këtë film, ai ka thënë: “Nuk mund të flas fare. Është sekret gjithçka, por mund të them që do të jetë fantastik. Jam në formë dhe po vazhdoj stërvitjen”.

Në këtë film do të interpretojnë gjithashtu reperi Common, Margot Robbie, Jared Leto, modelja Cara Delevingne, Joel Kinnaman, Jai Courtney, Viola Davis, Jay Hernandez, Karen Fukuhara dhe Scott Eastwood.

‘Suicide Squad’, me regji të David Ayer, do të shfaqet për herë të parë më 5 gusht 2016.

Top Channel