Dekriminalizimi, mazhoranca dhe opozita debatojnë në Kuvend

30/04/2015 00:00

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë gjetur as këtë të enjte gjuhën e përbashkët për të kaluar në Kuvend një ligj që të mbajë larg posteve publike persona të inkriminuar.

Deputeti socialist Taulant Balla, në emër të mazhorancës tha se mazhoranca ka propozuar disa ndryshime të vogla në draftin e propozuar nga Partia Demokratike për të mos e shndërruar ligjin në qesharak.

“Kemi marrë 90 përqind të shqetësimeve të PD në draftin tonë dhe nuk kemi dashur ta bëjmë qesharak këtë proces dhe të nisim t’u kërkojmë kandidatëve shenjat e gishtërinjëve. Ç’lidhje ka kjo?! Shenjat e gishtërinjëve çdo qytetar i lë tek pasaportat dhe policia e Interpoli mund t’i verifikojnë”, tha Balla.

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi akuzoi socialistët për mungesë vullneti për të ndaluar persona të inkriminuar në marrjen e mandatit më 21 Qershor.

Top Channel