ARRSH: Hapet qarkullimi në segmentin Kopshti Botanik-Komuna e Parisit-Unaza e Re

30/04/2015 00:00

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se të premten, në orën 10:00, do të hapet qarkullimi në segmentin Kopshti Botanik-Komuna e Parisit-Unaza e Re.

ARRSH-ja bën të ditur se “janë marrë të gjitha masat e nevojshme për qarkullimin sa më të sigurtë në këtë pikë”.

Gjithashtu, i bën thirrje përdoruesve të automjeteve që të kenë kujdes sistemin e ri të qarkullimit.

Ky segment rrugor ishte mbyllur provizorisht për automjetet për të eliminuar aksidentet rrugore në një zonë të papërfunduar punimesh.

Top Channel