Nishani vlerëson qëndresën antikomuniste të Dibrës

30/04/2015 00:00

Presidenti i Republikës Bujar NIshani vizitoi Dibrën këtë të enjte, ku ka dhënë titullin e lartë “Nderi i Kombit” fshatit Blliçe të komunës Çidhen, si simbol i qendresës antikomuniste.

Me këtë rast nga ana e komunës Çidhen në bashkëpunim me bashkinë e Peshkopisë, u organizua një pritje e veçant në nder të Presidentit të Republikës, ku morën pjesë banorë të zonës dhe me gjerë.

Presidenti Nishani në fjalën e tij përshëndetëse tha se fshati Blliçe mbetet i spikatur në dhunën dhe përndjekjen e pashembullt nga diktatura komuniste, si dhe fshati që tregon veprimin sesi shqiptari luftoi shqiptarin.  Në fund, u dha një program artistik nga grupet artistike të zonës.

Presidenti Nishani mori pjesë edhe në një tjetër event të organizuar nga bashkia e Peshkopisë, ku në bulevardin kryesor të qytetit, “Elez Isufi”, Presidenti Nishani zbuloi memorialin për ish të persekutuarit politikë që i rezistuan diktaturës komuniste.

Top Channel