Fier, abuzoi me tokat, procedim penal për kryekomunarin

30/04/2015 00:00

Prokuroria e Fierit ka dërguar për procedim penal kreun e komunës Qendër me akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’.

Kryekomunari Harrilla Mile dhe përgjegjësja për mbrojtjen e tokave në këtë komunë janë denoncuar nga banorët e fshatit Grecalli për pronësinë mbi disa toka.

Sipas policisë, tokat nuk janë regjistruar në zonën kadastrale dhe aktualisht janë në pronësi të një shtetasi të vetëm.

Ndërkohë kryetarit i komunës ka reaguar  në një konferencë për shtyp, ku ai shpreh se komuna nuk ka lidhje me këtë situatë të krijuar dhe se shpërndarja e tokës është bërë nga komisionet e tokës në fshatra.

Ai pohoi se është i gatshëm të përballet me ligjin dhe me akuzën e ngritur ndaj tij dhe shprehet se qytetarëve që janë ankuar për tokën shumë shpejt do t’u argumentohet, që asgjë nuk qendron se ai  ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore me ankesat që ata kanë bërë lidhur me personin që ka shfrytëzuar tokat e tyre.

Mile tha se këto janë objekt i komisionit të tokave dhe për këtë përgjigjen ata se çfarë kanë bërë dhe nuk përgjigjet as kryetari komunes, as zyra e menaxhimit të tokave.

Top Channel