Ndalohen 45 klandestinë nga Siria në pikën kufitare të Hanit të Hotit

30/04/2015 00:00
foto ilustruese

45 klandestinë që tentonin të kalonin ilegalisht kufirin janë ndaluar sot nga policia në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër.

Operacioni është kryer nga Policia Kufitare e Shkodrës, e cila ka bërë të ditur se klandestinët ishin nga Siria dhe po tentonin të kalonin në Malin e Zi.

Klandestinët, kryesisht nga Siria e kanë përdorur shpesh vendin tonë si transit për tu hedhur drejt vendeve të BE-së.

Top Channel