Dhunuan një person, arrestohen 4 inspektorë të INUV-it në Tiranë

01/05/2015 00:00

Katër punonjës të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Vendor janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes, pasi akuzohen për dhunë ndaj një personi.

Sipas policisë, shtetasit, Alban Dervishi, 39 vjeç, Andi Hyka, 24 vjeç, Erlind Kusi, 28 vjeç, të tre me detyrë Inspektor në INUV, si dhe 29 vjeçari, Indrit Shehi, me detyrë Inspektor i policisë bashkiake, janë arrestuar në flagrancë, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në lokalin e shtetasit J.R, 37 vjeç, duke kryer veprime arbitrare i kanë kërkuar shpjegime shtetasit SH.B për mos zbatimin e procesverbalit të përpiluar prej tyre, për heqjen e disa inerteve të hedhura. Kjo është bërë shkak për nisjen  e konfrontimit, e më pas duke e fyer e goditur këtë shtetas.

Materialet për këtë çështje i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal, në bazë të Neneve 89 e 250 të Kodit Penal.

Top Channel