Fier, digjen dy automjete tip BMW, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

01/05/2015 00:00

Dy automjete të tipit BMW janë përfshirë nga flakët mëngjesin e së premtes, në lagjen “29 Nëntori” të Fierit.

Në fillim është djegur njëri nga automjetet dhe më pas tjetri që ndodhej i parkuar pranë tij.

Sipas dëshmitarëve okularë, zjarrvënia në makinë është e qëllimshme.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel