Fier, arrestohet 30-vjeçari, kanosi me armë dy vëllezër

01/05/2015 00:00

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Behar Aliaj, i cili ka kanosur me armë zjarri dy vëllezër.

30-vjeçari, banues në lagjen “15 Tetori”, ka kërcënuar me pistoletë, duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit me iniciale F.M., 30 vjeç, dhe K.M., 25 vjeç.

Sipas policisë, kanosja është bërë për një borxh mes tyre.

Top Channel