Nigeri, shpëtohen edhe 160 gra dhë fëmijë të tjerë nga Boko Harami

01/05/2015 00:00

Ushtria nigeriane ka shpëtuar edhe 160 gra dhe fëmijë nga Boko Haram, pak ditë pasi ata gjetën qindra pengje të tjera.

“Ne po punojmë ende për të verifikuar numrin aktual të pengjeve të shpëtuara, por mund të them se janë rreth 60 gra dhe 100 fëmijë”, thotë zëdhënësi i ushtrisë, Sani Usman.

Një grua që ishte marr peng dhe një ushtar ishin vrarë gjatë operacionit të shpëtimit në pyllin Sambisa, një bazë kjo e ekstremistëve islamikë.  Trupat ushtarake po lëvizin në pjesë të tjera të pyllit, duke shkatërruar nëntë kampe të militantëve. “Disa prej pengjeve janë në traumë psikologjike dhe janë indoktrinuar”, thotë Usman.

Në fakt, operacionet e shpëtimit të njerëzve kanë qenë më të rralla se pengmarrjet nga Boko Haram.  Por, grupi militant islamik ka qenë në mbrojtje këtë javë, ndërsa trupat ushtarake kanë lëvizur brenda pyllit Sambisa dhe kanë sulmuar kampet e tyre.

Boko Haram është shprehur se qëllimi i tij është të imponojë një zbatim më strikt të ligjit të Sheriatit në të gjithë Nigerinë, e cila ndahet mes pjesës më të madhe muslimane në veri dhe të krishterëve në jug. Grupet e të drejtave të njeriut kanë mbështetur operacionet e shpëtimit, por i bëjnë thirrje trupave ushtarake që viktimat të marrin mbështetjen që u duhet.

Top Channel