Ekstradohet nga Gjermania në Shqipëri një kosovar i dënuar për falsifikim

01/05/2015 00:00

Interpol Tirana ka ekstraduar këtë të premte nga Gjermania në Shqipëri një shtetas kosovar, i dënuar në mungesë për falsifikim.

Elez Rrahmanaj, nga Suhareka e Kosovës, sipas burimeve zyrtare të policisë është dënuar nga Gjykata e Tiranës, një vit më parë, me 9 muaj burg për ‘falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave’.
 
“Nga hetimi paraprak e gjyqësor ka rezultuar se 48-vjeçari Rrahmanaj ka falsifikuar pasaportën e tij, duke vendosur në të një vizë polake të falsifikuar”, saktësuan burimet policore, sipas të cilave, arrestimi i të kërkuarit dhe më pas ekstradimi i tij erdhi falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me zyrën homologe në Wiesbaden, në Gjermani.

Top Channel