Britney rrëzohet në skenë, dëmton kyçin e këmbës

01/05/2015 00:00

Britney Spears është rrëzuar në skenë, gjatë performancës së saj në Vegas, më 29 prill. Burimet raportojnë se ajo ka ndrydhur këmbën e saj.

33-vjeçarja ka bërë një postim rreth këtij incidenti në rrjetin social “Twitter”, ku ka shkruar: “Faleminderit të gjithëve për fjalët e mira. Pësova një dëmtim në kyçin tim të këmbës gjatë rrëzimit në skenë, por jam shumë mirë!”
 
Në videon që po qarkullon në mediat online, Britney shihet teksa bie mbi skenë, por arrin ta menaxhojë situatën shumë mirë, duke u ngritur menjëherë dhe duke vazhduar së kërcyeri si një kampione e vërtetë.
 

Top Channel