Zgjedhjet në Britani, Cameron kryeson debatin televiziv

01/05/2015 00:00

Kur ka mbetur vetëm një javë nga zgjedhjet e përgjithshme të 7 Majit, liderët e partive kryesore u janë përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të audiencës në televizion, mbrëmjen e së enjtes.

Të pyetur pas programit, 44% e shikuesve kanë gjykuar se kryeministri David Cameron ka pasur performancën më të mirë, ndërsa 38% thanë se mendonin se lideri i laburistëve, Ed Miliband, ishte në krye.

Lideri liberaldemokrat, Nik Clegg, dha sinjale se ai do të përpiqet të krijojë një koalicion me partinë që do të fitojë më shumë vende në zgjedhjet e 7 Majit.  

Liderët e tjerë partiakë që morën pjesë në program ishin Nigel Farage i UKIP, i Partisë së Pavarur të Britanisë, Nicola Sturgeon, i Partisë Kombëtare Skoceze, dhe Leanne Wood, nga nacionalistët e Uellsit.

Top Channel