“Messenger” përfundon misionin, gjen akull në Mërkur

01/05/2015 00:00

Anija hapësinore “Messenger” e NASA-s përfundoi të enjten misionin e saj 4-vjeçar në planetin e Mërkurit. 

Në vazhdën e studimeve të tij, “Messenger” ka gjetur akull në kraterin polar të planetit, si dhe elementë të tjerë, që shkencëtarët mendonin më parë se nuk mund t’i mbijetonin atmosferës së paqëndrueshme të planetit.

Anija pritej të binte në rënie të lirë afër polit verior të planetit Mërkur.

Top Channel