Pas denoncimit të gjyshes për mbesën, policia: E mitura është gërvishtur  

01/05/2015 00:00

Policia e Sarandës ka reaguar menjëherë ndaj denoncimit të 58-vjeçares Eli Kasneci, sipas së cilës, mbesa e saj 5-vjeçare ishte abuzuar seksualisht në kopësht.
 

“Pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë në Sarandë, menjëherë janë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore, si dhe u krye ekspertiza nga mjekja-gjinekologe, në prani të mjekut ligjor. Pas këtyre veprimeve dhe ekspertimeve, ku ka rezultuar se nuk kemi të bëjmë me ngacmim seksual, por me një gërvishje në pjesën e jashtme, që mund të ketë ardhur nga rrëzimi ose nga ndonjë mjet mekanik”, thuhet në reagimin e policisë lokale.
 
Megjithatë, policia bën të ditur se, të gjitha materialet i aka dërguar për vlerësim të mëtejshëm Prokurorisë së Sarandës.
 
Më herët, gjatë ditës së sotme, gjyshja 58-vjeçare, Eli Kasneci, denoncoi në polici abuzimin, sipas saj, me mbesën 5-vjeçare, në kopshtin nr. 3, në Sarandë.

Top Channel