Grupi i Patriotëve, thirrje të rinjve të mos largohen

01/05/2015 00:00

Grupi i patriotëve të PDIU-së, i cili përbëhet nga të rinj, u bën thirrje të rinjve shpitarë të mos largohen nga Shqipëria për të kërkuar azil në Gjermani apo vende të tjera.

Duke marrë shkas nga statistikat e ditëve të fundit të publikuara në media, të rinjtë e PDIU-së kanë zgjedhur pikërisht këtë ditë feste për të pedaluar me biçikleta nga sheshi “Nënë Tereza” drejt sheshit “Skëndërbej” e për të bërë thirrje që bashkëmoshatarët e tyre të mos e braktisin Shqipërinë.

Sipas tyre, Shqipëria bëhet nëse shqiptarët qëndrojnë në vendin e tyre e nuk e braktisin atë. “Kështu bënë edhe të parët tanë”, shprehen të rinjtë e PDIU-së, të cilët kanë besim të plotë se Shqipëria do të bëjë përpara, nëse ajo nuk braktiset nga rinia.

Top Channel