Brazil, luftë etheve tropikale me mushkonja të modifikuara gjenetikisht

01/05/2015 00:00

Shkencëtarët në Sao Paolo të Brazilit kanë lëshuar 100 mijë mushkonja të modifikuara gjenetikisht, në një përpjekje për të parandaluar ethet tropikale.

Mbi 8 mijë raste janë regjistruar këtë vit në qytet. Iniciativa punon duke injektuar mushkonja meshkuj me gjene të modifikuara. Kur meshkujt çiftohen me femra që mbartin virusin e etheve tropikale, pasaardhësit e tyre nuk mund të rriten e për pasojë parandalohet shtimi i këtyre mushkonjave.  

Gjatë 10 muajve të ardhshëm pritet të lëshohen rreth 800 mijë mushkonja të modifikuara.

Top Channel