Merkatoja e Man. Junajtid; kërkohen Bejl, Humels dhe Dipaj

01/05/2015 00:00

Mançester Junajtid po këmbëngul gjithnjë e më shumë për të sjellë në “Old Trafford” Garet Bejlin.

Sipas asaj që publikohet nga “Daily Telegraph”, drejtuesit e Djajve të Kuq kanë akorduar një shifër prej 100 milionë paund për të tentuar blerjen e kartonit të futbollistit uellsian nga Reali i Madridit.
 
Ajo që ia siguron këtë fond Mançesterit është kontrata e sponsorizimit, e nënshkruar së fundmi me kompaninë e veshjeve sportive “Adidas”, e cila çdo vit do të derdhë në arkat e klubit 75 milionë paund.
 
Kohët e fundit, e ardhmja e Bejlit te Reali i Madridit është vënë në dyshim dhe nga kjo situatë e krijuar kërkon të përfitojë Mançester Junajtid për ta rikthyer në Angli 25-vjeçarin uellsian.
 
Por, Garet Bejl nuk është i vetmi në radarët e Man. Junajtid. Skuadra angleze kërkon të blejë edhe mbrojtësin Mats Hummels nga Borusia Dortmund, Dipajn nga PSV Eindhoven dhe futbollistin e Sauthampton, Klajn.

Top Channel