PD: Papunësia, në nivele alarmante

01/05/2015 00:00

Partia Demokratike ka deklaruar se qeveria ka rritur numrin e papunësisë dhe shqiptarët si shpresë të vetme shohin emigrimin. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat në Ditën e Punëtorëve, tha se shqiptarëve u duhet të marrin borxh për të mbijetuar.

“1 Maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë emigrimin, duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën, dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë”, u shpreh Tabaku.

Ajo ka akuzuar sërish qeverinë se po pengon projektet madhore të bashkisë, të cilat sipas Tabakut, do të hapnin mijëra vende pune për qytetarët që vuajnë për bukën e gojës.

Top Channel