Jemen, Arabia Saudite kryen sulme brenda territorit

01/05/2015 00:00

Ushtria saudite ka ndërhyrë për herë të parë me sulme ajrore në brendësi të Jemenit.

Sipas zyrtarëve arabë, tre ushtarë sauditë dhe dhjetëra rebelë Huthi janë vrarë gjatë një sulmi të forcave saudite.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka nisur sulmet ajrore ndaj rebelëve shiitë Huthi që prej marsit, në mbështetje të presidentit në ekzil të Jemenit.  

Ndërkaq, grupet e ndihmës thonë se mungesa e karburantit po kërcënon operacionet e tyre.

Top Channel