Aksioni për cilësinë e naftës, qeveria publikon detajet

01/05/2015 00:00

Ministra të qeverisë kanë zbardhur paraditen e së premtes detajet e para të aksionit të qeverisë për cilësinë e karburantëve, një ditë pas nisjes së tij.

Në një takim të zhvilluar, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka deklaruar se operacioni ka nisur të regjistrojë rezultatet e para.

“Janë mbyllur shumë subjekte. Kjo është një luftë e madhe, institucionet janë përfshirë të gjitha bashkë”, ka thënë Gjiknuri.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve, që në disa raste kanë qenë sipas tij të drejta, ministri ka thënë se, ato kanë ardhur pikërisht sepse problemi i cilësisë së karburantit më në fund u ngrit.

Më tej Gjiknuri ka prekur edhe rastin e Marinzës, duke thënë se, qeveria reagoi në kohë dhe duke bërë thirrje për mospolitizimin e ngjarjes.

“Ne jemi të interesuar për prodhimin e naftës dhe për sa më shumë investitorë, prandaj marrëveshjet duhet të respektohen e të ruhen, sikurse dhe të drejtat e qytetarëve”, ka thënë Gjiknuri.

Top Channel