Stamboll, përleshje mes policisë dhe manifestuesve

01/05/2015 00:00

Tension në Stamboll, ku rreth 20 mijë policë me 70 makina të armatosura janë angazhuar për të ndaluar manifestimin në sheshin Taksim, në ditën e 1 Majit.

Të paktën 70 persona janë arrestuar në orët e para të ditës. Sheshi është i paaksesueshëm nga çdo anë, në një hapësirë prej 3 km.

Sipas disa mediave turke, janë arrestuar edhe 30 anëtarë të Partisë Komuniste, që kishin mundur të shkonin deri në Taksim duke kaluar përmes një hoteli.

Policisë i është dashur të përdorë dhe gaz lotsjellës. Manifestime ka gjithashtu dhe në qytete të tjera të vendit.

Top Channel