Halim Kosova, takim me banorët e lagjes Laprakë

01/05/2015 00:00

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova u takua me banorë të Laprakës dhe dëgjoi shqetësimet e tyre.

Problemet me insfrastrukturën dhe mosrespektimi i personave me aftësi të kufizuara ishin dy çështje për të cilat Halim Kosova u angazhua për zgjidhje.

“Çdo projekt do të ketë një datë fillimi e një datë mbarimi. Po të ketë një datë fillimi, një datë mbarimi dhe mbaron kjo e pastaj fillon një tjetër. Unë them do të jetë shumë e vlefshme për qytetarët. Afati i përcaktuar dhe i zbatuar me rigorozitet dhe një gjë të vlefshme për lagjen, për qytetin, për shtëpinë të mos kthehet në një bezdi të pafund”, deklaroi Kosova.

Ai u tha banorëve se ai është një qytetar që kërkon një qytet më të mirë dhe shprehu vendosmërinë për t’u qëndruar punëve mbi kokë e për të analizuar e ushtruar përgjegjësitë kur projektet nuk ecin si duhet.

“Unë jam si ju, por që kam pranuar disa përgjegjësi më shumë. Do ta shohim me imtësi pse problemi ka ngecur. Janë njerëzit ata që e kanë marrë përgjegjësinë dhe nuk janë njerëzit e duhur, nuk kanë respektuar afatet, kanë devijuar ndonjë një fond të rrugës?! Do t’i shoh me imtësi dhe të jeni të sigurtë që do t’i bëj parandalimin çdo situate të papëlqyeshme”, tha Kosova.

Top Channel