Gjimnazistët e Tiranës me flamur shqiptar në Budva, ndërhyn policia

01/05/2015 00:00

Maturantë nga Tirana kanë valëvitur flamurin shqiptar në muret e qytetit të vjetër të Budvës në Mal të Zi, për të cilën ka ndërhyrë policia malazeze.

Gazeta vendase ‘Vijesti’ raporton se gjimnazistët ishin nga Tirana dhe se me flamurin në dorë janë fotografuar në një prej plazheve të qytetit.

Shfaqja e flamujve të vendeve të tjera rregullohet me ligj dhe një rregullore të veçantë në Malin e Zi dhe kjo mënyrë e shfaqjes së flamurit cilësohet si kundrajvajtje.

Sipas ‘Vijesti’, disa prej nxënësve kanë hipur në muret e vjetra të Budvës, ku policia u ka marrë flamurin e më pas i ka shoqëruar drejt autobusëve për t’u nisur drejt Shqipërisë.

Policia ka ndërhyrë pas kërkesës së banorëve të Budvës.

Top Channel