Dëmtohet linja që furnizon Tiranën me ujë të pijshëm. Ja zonat me kufizime

01/05/2015 00:00

Linja e ujësjellësit që furnizon me ujë qytetin e Tiranës është dëmtuar mëngjesin e së premtes, e për pasojë do të sjellë kufizimin e furnizimit me ujë për disa zona në kryeqytet.

Zonat që do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm derisa të riparohet linja janë: Spitali i Sanatoriumit, Tirana e Re, Qyteti Studenti, rruga “Vëllezërit Kondi”, zona e Shkozës, Saukut dhe ish-Blloku.
 
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve në Tiranë bëri të ditur se, grupet e punës po punojnë për riparimin e dëmtimit të rëndë.

Top Channel