Mbështetja e fermerëve, në Kukës nis projekti i donatorëve

01/05/2015 00:00

Ka nisur në Kukës zbatimi i një projekti konkret për t’u ardhur në ndihmë fermerëve, nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me donatorë gjermanë dhe danezë.

Këto ditë ka filluar edhe procesi i aplikimit për të gjithë fermerët e zonave malore, me qëllim që ata të përfitojnë përmes granteve të përcaktuara.

Sipas ekspertëve të bujqësisë në Kukës, fondet për këto zona do të mbështesin prodhimin e kulturave bujqësore tradicionale të zonës, me qëllim rritjen e investimeve dhe përshtatjes së produkteve bujqësore me kërkesat e tregut dhe konsumatorit.

Ky projekt pritet që të zgjasë deri në 4 vite dhe do të shtrihet në 6 qarqe të vendit. Vlera e tij është 1 milion euro për qarkun e Kukësit, ndërkohë që për t’u bërë pjesë e tij pritet që të aplikojnë fermerë të arrorëve, pemëtoreve, bagëtive të imëta dhe bimëve medicinale.

Top Channel