“Nomadët e detit” ndërtojnë fshatin në ujë

01/05/2015 00:00

U ndalohet të jetojnë në tokë dhe kanë ndërtuar jetën e tyre në det. Njerëzit e Bajau u larguan nga Filipinet për në Malajzi, por atyre iu ndalua qëndrimi për shkak të statusit të emigrantit.

Duke mos dashur të kthehen në Atdheun e tyre, ata kanë vendosur të jetojnë gjithë jetën në oqean, njësoj si filmi i vitit 1995 ‘Waterworld’ me Kevin Kostner.

Ata jetojnë në kasolle druri, të ndërtuara në ujin e pastër, ku fëmijët sapo mbushin katër vjeç nisin të peshkojnë peshq, oktapodë, etj., në varka të bëra me dorë në brigjet lindore të Sabahut.

E vetmja herë që “nomadët e detit” vizitojnë tokën është kur shkëmbejnë peshkimet e tyre në qytetin e afërt, Semporna me produkte të nevojshme për jetesë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel