Ju gënjejnë? Ja shenjat për ta kuptuar

05/01/2015 00:00

Në rast se mësoni disa nga teknikat e mëposhtme, atëherë ka pak gjasa që dikush në të ardhmen t’ju gënjejë. Një ish-polic në Britaninë e Madhe, Darren Stanton ka treguar disa nga sekretet e vogla që ju të dalloni kur dikush nuk ju thotë të vërtetën.

Ne jemi mësuar me faktin që kur dikush të gënjen nuk të shikon në sy, por kjo nuk mund të jetë plotësisht e vërtetë, pasi Stanton ka thënë se gënjeshtarët të shohin në sy, por më tepër se ç’duhet.

“Është një mit që thotë se gënjeshtarët shmangin shikimin në sy, në të vërtetë një kontakt sy me sy prej tre deri në pesë sekonda është normal, për çdo sekond më tepër ka diçka që nuk shkon. Ai person ose ka rënë në dashuri me ty, ose është duke ju gënjyer”- ka shpjeguar ai.

Po ashtu, ish-oficeri ka treguar se një gënjeshtar e dyfishon ose trefishon kapsitjen e syve dhe nuk ka një frymëmarrje normale, pasi e shpejton ose ngadalëson këtë proces. Gjithashtu, kur dëshironi të kuptoni nëse dikush po ju gënjen hidhni një sy në faqe ose qafë, në rast se ka një dridhje të lehtë nga një muskul, atëherë është një tjetër një sinjal se personi përballë jush nuk ju thotë të vërtetën.

Top Channel