Jeni të uritur? Duhet të kaloni më shumë kohë me miq

05/01/2015 00:00

Nëse keni shtuar në peshë, atëherë ka shumë mundësi që kohët e fundit të jeni ndjerë të vetmuar. Këto janë rezultatet e një studimi që thonë se personat që ndihen të braktisur, kanë më tepër prirje të ushqehen me produkte me më shumë kalori.

“Një jetë sociale është shumë e rëndësishme për natyrën njerëzore. Ndryshe, njerëzit mund të ndihen më të uritur kur janë të shkëputur nga njerëzit e tjerë. Nëse mendoni se jeni më të uritur se zakonisht, atëherë kjo është një mënyrë e trupit për të të sugjeruar të kaloni më tepër kohë me miq”, -thuhet në raportin e “Hormones and Behavior”.

Po ashtu, nëse qëndroni larg familjarëve apo miqve, atëherë presioni i gjakut rritet dhe do jeni më të stresuar dhe rrezikoni të bini në depresion.

Të ndjerit i/e vetmuar të bën që të kesh probleme edhe me gjumin, si dhe ke me shumë gjasa që të fillosh pirjen e duhanit.   

Top Channel