Blerta Haxhillari është nga ata njerëz që nuk dorëzohen kurrë dhe bën gjithçka për të ndjekur ëndrrat e saj.

Ajo ka filluar punë që në moshën 16-vjeçare në Spitalin e Elbasanit; ka bërë pothuajse 10 vite universitet për Cikël të Ulët, Infermieri dhe Imazheri, por nuk hoqi kurrë dorë nga ëndrra e saj, piktura.

Pas një ekspozite të suksesshme në qytetin e Elbasanit, ajo mori pjesë në një konkurs në Monako, ku piktura e saj “Parajsa e humbur” u shpall ndër 30 më të mirat.

* Klubi i Bamirësisë, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, organizoi një panair të veçantë për të mbledhur parà, në ndihmë të 15-vjeçarit Riges Selmani.

Ata kishin përgatitur ushqime dhe pije të ndryshme freskuese nga shtëpia dhe i shitën në mjediset e Fakultetit. Një kënd i veçantë ishte rezervuar edhe për punimet me dorë.

Në event ishte i pranishëm edhe Rigesi, i cili vuan nga një problem në zemër.

* Denis Ndoji falënderon për jetën shokët e tij. Tetorin e kaluar, ai u diagnostikua me një sëmundje në zemër, që i rrezikonte jetën. Familja e tij e varfër e kishte të pamundur të financonte ndërhyrjen kirugjikale.

Novis Kola dhe Edra Ceni bënë gjithçka për të mundësuar operacionin e Denisit. Ata kërkuan në institucione, biznese, e madje edhe kisha, deri sa siguruan paratë e mjaftueshme. Në Nëntor, Denisi iu nënshtrua ndërhyrjes, e cila rezultoi me sukses.

Top Channel