Gjosha në Pogradec, prezanton kandidaten Diana Mile

01/05/2015 00:00

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka qenë këtë të premte e pranishme në një takim me të rinjtë në qytetin e Pogradecit, ku ka prezantuar dhe kandidaten për bashkinë e këtij qyteti, Diana Mile.

Gjosha tha se kandidimi i një femre është alternativë shumë e mirë për përfaqësimin e kësaj bashkie, por edhe për zhvillimin e saj.

Sipas saj, koalicioni i majtë ka reflektuar përgjegjësinë përballë qytetarëve duke kandiduar një zonjë, për ta kthyer bashkinë në një qendër komunitare për qytetin dhe komunat që do t’i bashkohen kësaj njësie të madhe.

Nga ana e saj, kandidatja Diana Mile e konsideroi mbështetjen e të rinjve vendimtare për çdo hap në realizimin e shumë projekteve për këtë qytet.

Më pas, të rinjtë pjesëmarrrës në këtë takim vazhduan bashkëbisedimin me ministren e Integrimit dhe kandidaten duke hedhur idetë e tyre por edhe duke shpalosur mangësitë e deritanishme.

Top Channel