Braho: Dekriminalizimi kërkon vullnet të fortë

01/05/2015 00:00

Kryetari i komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare, Spartak Braho ka deklaruar se, çështja e dekriminalizimit kërkon impenjimin e politikës dhe vullnetin e saj të plotë.

Braho ka thënë se, klasa politike shqiptare duhet t’i marrë seriozisht apelet e ndërkombëtarëve, përfshirë këtu mesazhin e qartë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Duke folur për të majtën, Braho ka thënë se ky krah politik nuk ka asnjë kandidat të inkriminuar, ndërsa PD sipas tij ka rastin e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.

Këto deklarata Braho i ka bërë pas një takimi me militantë të LSI në qytetin e Pogradecit, prej ku ka bërë thirrje që të gjithë personat me rekorde kriminale të largohen nga Parlamenti.

Top Channel