Hyn për të vjedhur, e zë gjumi

01/05/2015 00:00

Një hajdut përfundoi në prangat e policisë britanike pasi gjatë përpjekjes për të vjedhur në një anije në pronësi të një të moshuari, e zuri gjumi.

Hajduti ‘fatkeq’, një 30-vjeçar i njohur me emrin Brandon Funkhouser, u gjet pas disa orësh i shtrirë sa gjerë e gjatë në anije nga i zoti i saj. Ky i fundit njoftoi policinë e cila e zgjoi me tingujt e prangave.

Ky nuk është rasti i vetëm i çuditshëm kur një keqbërës përfundon në pranga për shkak të një ‘budallallëku’. Gjatë javës, po në Britani një grabitës u arrestua pasi ‘pëlqeu’ statusin e policisë që e shpallte atë në kërkim. Klikimi ishte sinjal i mjaftueshëm për policinë që të lokalizonte vendodhjen e tij.

Në një tjetër rast dy grabitës përfunduan në pranga pas shkrepjes së një fotoje përmes një iPad-i të vjedhur. Fotoja u ngarkua në llogarinë e të zotit të pajisjes që menjëherë bëri denoncimin në polici.

FOTO GALERI
1/3
Hajduti gjumash

Top Channel