Veliaj takim me banorët e njësisë 2: Vendimet, së bashku me komunitetin

01/05/2015 00:00

Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal në
njësinë bashkiake numër dy për të zhvilluar dëgjesën e radhës me
qytetarët.

Në fjalën e hapjes së takimit të zhvilluar në zonën e Qytetit Studenti, Veliaj, pasi falenderoi të pranishmit, tha se Tirana ka humbur katër vite kohë, që nga 2011-ta, kur në krye të bashkisë u zgjodh Lulzim Basha. Ai akuzoi Bashën se është vetëm një ditë në muaj kryetar bashkie.

Kandidati socialist nënvizoi edhe atë që e cilësoi ndryshim mes fushatës së tij dhe asaj të kandidatit të opozitës, Halim Kosova.

“Pala tjetër ka vendosur që takimet e djeshme t’i transmetojë sot, pasi lajmi futet me parë në laborator. Ne jemi këtu drejpërdrejtë dhe kështu do të jemi në të ardhmen. Të sigurohemi që deri në fund të fushatës të kemi një fushatë transparente. Do i kemi të gjitha takimet të drejtpërdrejtë. Sa më e vërtetë fushata, aq më të vërteta punët”- deklaroi kandidati i shumicës.

Më tej, Veliaj tha se në rast fitoreje do të sigurohet që vendimet e bashkisë të merren nga komuniteti.

“Komuniteti të vendosë se kush janë punët kryesore që duhen bërë. Ne nuk mund të organizojmë referendume për çdo vendim, por organizime të tilla mund t’i bëjmë”- tha ai. 

Top Channel