Sarandë, at e bijë humbin jetën në aksidentin tragjik

01/05/2015 00:00

At e bijë kanë gjetur vdekjen, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së premtes, pranë kthesës së Syrit të Kaltër në Sarandë.

Në aksident u përfshinë dy automjete, një autobus dhe një autoveturë. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi K. Braçi, ndërkohë që është shoqëruar në gjendje të rëndë në spital 21-vjeçarja, S. Braçi.

E reja, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti i rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërkohë që për momentin nuk bëhen të ditura shkaqet e përplasjes tragjike.

Top Channel